Ndalimi i protestuesve/ Lirohen 7, Noka: U dënuan me prova të fabrikuara

Aktualitet

Gjykata e Tiranës ka liruar sot 7 protestues që morën pjesë në protestën e 13 majit. Ndwrkohw pwr kwtw gjw ka reaguar ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka.

Ky i fundit shprehet se burgosja e protestuesve ishte politike.

“Qeveria vazhdon sagën e përndjekjes politike ndaj protestuesve që kërkojnë një Shqipëri më të mirë dhe më europiane. Qytetarët vetëm protestojnë për të rrëzuar Edi Ramën dhe bandën e tij. Vazhdon përndjekja dhe çuarja përpara drejtësisë të protestuesve edhe pa prova e duke fabrikuar prova. Kjo ndodh sepse Edi Rama ka dhënë urdhëra politikë për të burgosur dhe syrgjynosur qytetarët që ngrihen kundër pushtetit kriminal të Ramës.

Ju bëj thirrje të gjithë oficerëve të policisë që marrin urdhëra politikë nga Rama dhe sajojnë prova, ta ndalin këtë fenomen dhe proces. Sepse së shpejti, një ditë drejtësia do të veprojë, opozita mban shënim çdo gjë. Dita e gjykimit për oficerët e policisë që fabrikojnë prova do të vijë, për ata që nuk i shërbejnë shtetit dhe ligjit, por krimit dhe pushtetit. Ata do të japin llogari, sepse të fabrikosh prova është krim”, tha Noka

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Flamur Noka theksoi se protesta e 25 majit do të jetë më e madhja e mbajtur ndonjëherë, kurse tha se Rama do të ikë.

ME TE LEXUARAT