Ngacmonte të miturat në urban, pranga shqiptarit

Aktualitet

Një shqiptar ka rënë në prangat e Policisë italiane, pasi ngacmonte seksualisht vajzat e reja në urban.

Ndalimi është bërë nga karabinierët e stacionit policor të Giulianovas.

50 vjeçari e kishte kthyer në një sjellje normale ngacmimin e gjimnazistëve në urban.

Por ai nuk po mundej të pikasej nga policët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata u veshën si civilë dhe për javë të tëra udhëtuan në linjat e transportit urban deri sa e arrestuan në flagrancë shtetasin shqiptar që ngacmonte nxënëset që udhëtonin në linjat e Giulianova-Teramo dhe Giulianova-Pescara.

‘Il messagero’ shkruan se vajzat filluan të raportonin për rastin në fund të muajit prill.

Ato rrëfyen se një burrë rreth të 50-tave duke përfituar nga ngjeshja e pasagjerëve gjente momentin dhe u fuste duart.

Një nga vajzat duke qarë tha ndërsa flinte në autobus, ndjeu se dikush po e prekte në pjesët intime, që ishte një burrë i ulur pranë saj.

ME TE LEXUARAT