Nuk ka ilaçe në QSUT, 26-vjeçarin me leuçemi e nxjerrin nga spitali

Aktualitet

Arenxi është vetëm 26 vjeç, dhe para një muaji u diagnostikua me leuçemi akute. Ai është shtruar në pavionin e hematologjisë në QSUT, veç dhimbjeve fizike dhe shpirtërore, ai së bashku me familjen i duhet të përballet me mungesën e ilaçeve.

Mjeket e nxorën nga spitali me justifikimin se “është më mire”, por brenda ditës u kthye sërish në urgjence me shëndet të përkeqësuar.

Medikameti Tretinoin (Vesanoid) nuk është në listën e miratuar të barnave spitalore, për këtë arsye ky ilaç mungon në spital, por që është i nevojshëm për kurimin e sëmundjes së Arenxit, dhe mjekët ua kërkojnë.

Bashkëshortja e tij tha për TCH: “Ky ilaç gjendet vetëm jashtë shtetit, këtu nuk gjendet. Mjeket na pyesnin gjithmonë ‘A e gjetët ilaçin?’, I thoshim jo akoma. Por gjendja përkeqësohet, përgjigjeshin ata”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa i ati i Arenxit shprehet “për një muaj kemi paguar 1500 euro. E kemi siguruar me borxhe, nëpër miq; edhe atë në mënyrë ilegale se thonë nuk futen në Shqipëri, nuk dimë se ku të përplasemi. E pamundur, deri tani na kanë ndihmuar por është një mjekim i gjatë”.

Ndër të tjera, familjarët e 26-vjeçarit tregojnë se nuk është vetëm ky medikament që mungon.
“Unë dje shkova i çova analizat dhe mjeku më tha gjendja është përkeqësuar, do bëjmë kërkesën te banka për gjak. Shkoja e pyesja, më thoshte akoma ska ardhur kanë shkuar infermieret ta marrin. Ndërkohë sot më tha ska nevojë për gjak.”

Mjekët e nxorën të riun nga spitali një ditë më parë, me arsyetimin se ishte përmirësuar, por s’kaluan as disa orë dhe ai u rikthye në urgjencë për shkak të temperaturës së lartë.

Të gjendur në këtë situatë të papritur, i ati i Arenxit ka ndërprerë punën si polic privat, ndërsa e ëma dhe e motra nuk punojnë, po ashtu edhe bashkëshortja. Ata apelojnë për ndihmë.

ME TE LEXUARAT