Sërish mall në kufirin greko-shqiptar, pranga shoferit grek

Kliko per me shume info

Policia greke ka sekuestruar mbi 26 kg marijuane në kufirin greko-shqiptar. Ky operacion është zhvilluar në Kallpaq, në aksin Kakavijë-Janinë.

Policia greke ka ndaluar mjetin që drejtohej nga një grek 56-vjec dhe ka sekuestruar brenda tij 3 pako me 26 kg 600 gram marijuanë, të cilat ishin ngarkuar ne kufirin e gjelbër. Në pranga ra drejtuesi i mjetit, ndërkohë që u sekuestruan 2 celularë, 250 euro dhe një pajisje GPS.

Kliko per me shume info


Prej fillimit te vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 3.8 ton marijuane që vinte nga Shqipëria.

loading...