Shqipëria në zi, zhvillohen homazhet për Klodian Tanushin

Kliko per me shume info

Shqipëria është sot në zi kombëtare në nder të majorit Klodian Tanushi i rënë në krye të detyrës gjatë një misioni në Letoni.

Në nder të major Tanushit, komandant i kontingjentit shqiptar në Letoni, ditën e sotme në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë.

Kliko per me shume info

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpalli dje major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”.

Homazhet për major Tanushin kanë nisur prej orës 10:00 në Muzeun Historik Kombëtar dhe mbyllen në 12:00.

Pas kryerjes së homazheve dhe ceremonisë shtetërore, major Tanushit do t’i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do të prehet përjetësisht

loading...