Vjehrra shqiptare tregon se si e priti nusen e djalit nga Japonia: U shtanga...

Soft

Mbrëmjen e të mërkures në ekranin e Top Channel u shfaqën historitë e disa prej të huajve që kanë vendosur të ndërtojnë fatin e tyre në Shqipëri dhe të lënë vendet e tyre.

Shpesh herë kemi parë vajza dhe djem nga Europa që zgjedhin të vijnë në Shqipëri, madje edhe nga Kina, por shumë nga rrallë nga Japonia.

Këtë të mërkurë u njohëm më historinë e Yoshiko Shehu, vajza nga Japonia që zgjodhi të jetojë në Shqipëri me bashkëshortin e saj shqiptar.

Krahas Yoshikos, ishte e ftuar edhe vjehrra e saj, Violeta Gjalpi nga Gjirokastra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një bisedë mjaft të ngrohtë me moderatoren dhe autoren, Jonida Shehu, Violeta ka treguar se si e priti faktin që do të priste në shtëpi një nuse japoneze.

“Ata u njohën në Federatë. Djali ka qenë në Kore nja 3 muaj dhe atje u njohën bashkë. Vjen në Shqipëri dhe më thotë: ‘Mami kam njohur një vajzë!’ U gëzova! E pyeta se cila ishte vajza dhe më tha: ‘E kam gjetur japoneze! ”, tregon Violeta.

“Aty u shtanga! Nuk u mërzita! Përkundrazi. Thjesht nuk e prisja! Tanimë nuk kam asnjë problem me nusen. Merremi vesh shumë mirë. Edhe me krushkën e krushkun jemi shumë mirë. I kam vizituar se kam qenë në Japoni 15 ditë dhe më kanë pritur mjaft mirë!”, ka përfunduar zonja Violeta.

ME TE LEXUARAT