Denoncimi i drejtorit, zhduket nga Arkiva e Shtetit vula qindravjeçare e Sulltanit

Kliko per me shume info

Puna në arkiv na tregon se ka edhe raste kur dokumenti nuk gjendet në vendin e vet, por është keqvendosur në njësinë e ruajtjes, në kuti, apo në raft. Në raste edhe më të rralla, kemi konstatuar se dokumentet mungojnë. Koha kur dokumentet humbnin në arkiv dhe zbulohej pas muajsh apo vitesh e mbahej vetëm një akt konstatimi administrativ, siç janë dhjetra raste, kanë marrë fund një herë e mirë.

Sistemet e sotme të sigurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave garantojnë që çdo parregullsi të zbulohet brenda një dite pune për të marrë masa të menjëhershme.

Kliko per me shume info

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dëshiron të njoftojë opinionin publik, duke marrë shkas nga disa përmendje edhe në media, se kemi konstatuar, gjatë punës sonë, mungesën e një fragmenti përbërës të një dokumenti. Fragmenti që mungon është një vulë plumbi e vitit 1640, që ndodhej bashkëlidhur me një dokument që, në terminologjinë e fushës, emërtohet sigjil. Nuk kemi të bëjmë me vulë fizike moderne. Pjesa më e rëndësishme, vetë dokumenti në pergamenë, është i paprekur. Ngjarja po hetohet nga strukturat e specializuara. Në përfundim të këtyre hetimeve, do të njoftoheni mbi çdo eventualitet.

DENONCIMI

Në materialin e referuar në Prokurorinë e Tiranës thuhet se në datë 10 maj 2019, pas një njoftimi të dhëna nga drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, për humbjen e një vule të një fermani të Manastirit të Kamenës, oficerët e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Fermani i humbur datonte rreth viteve 1600.

Oficerët që kanë shkuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave kanë konstatuar se: Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, konkretisht në Godinën B, ku bëhej edhe skanimi i materialeve të formateve të mëdha, ishte konstatuar mungesa e një vule, e cila ishte pjesë përbërëse e një fermani të Manastirit të Kamenës. Vula kishte qenë e lidhur nëpërmjet disa penjve me këtë ferman dhe për herë të fundit është parë që ka qenë në vendin e saj në datën 7 maj 2019, nga të gjithë punonjësit e Sektorit të Evidencës në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.

loading...