Bashkëshorti i saj s’jeton më, gruaja ka një mesazh për djemtë

Kliko per me shume info

Mbrëmjen e kaluar pjesë e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” ishte një nënë e cila dëshironte që të bënte të lumtur dy djemtë e saj, Stivens dhe Frensis.

Esmeralda fatkeqësisht para disa vitesh kishte humbur bashkëshortin si pasojë e një aksidenti automobilistik dhe prej asaj dite hidhërimi ka zënë vend në zemrën e saj, madje disa herë ajo ka tentuar në kushte shumë të rënda emocionale që t’i japë fund jetës.

Kliko per me shume info

Mirëpo pavarësisht gjithçkaje që ka kaluar, ajo u shprehu fëmijëve vullnetin për të ndryshuar: “Ju jeni gjithçka për mua dhe ju e dini që unë vetëm për ju po jetoj. Ju dua shumë dhe që sot ju premtoj që do t’i heq të zezat.”

Ndërkohë, në mënyrë që të gjithë të lumturoheshin si një familje e bashkuar, stafi i emisionit në fjalë mundësoi prezantimin e një video-mesazhi nga ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

“Do të doja shumë që të isha i pranishëm aty, por duhet që të kuptoni se detyra më e vështirë në jetë është për të bërë rolin e prindit. Ju them që të vazhdoni të punoni shumë dhe të ndihmoni nënën në çdo gjë dhe gjithë kjo sakrificë do iu shpërblehet një ditë!”- iu drejtua dy djemve Cana. /Top Channel

loading...