Sherri në Berlin, Rama dhe Haradinaj bojkotojnë mbledhjen e përbashkët të qeverive

Kliko per me shume info

Rreth orës 12:00 të ditës së sotme qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të zhvillojnë në sallën ovale të pallatit të Kongreseve në Tiranë një mbledhje të përbashkët.

Takimi i sotëm pason atë të 26 Nnëntorit të vitit 2018 dhe në mbledhjen e sotme pritet të diskutohet pikërisht me marrëveshjet e nënshkruara në atë takim.

Kliko per me shume info

Takimi i sotëm nuk do të jetë në nivel kryeministror, por do të drejtohet nga dy zv/kryeministrat, Erjon Braçe dhe Fatmir Limaj.

Në takim mungojnë kryeministrat Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, të cilët përgjatë kohëve të fundit kanë pasur edhe një përplasje me njëri-tjetrin lidhur me diskutimet e bëra në Samitin e Ballkanit Perëndimor të mbledhur në Berlin.

loading...