Ballistët hanin pula, debat në Kuvend, Alimadhi-Brahos: Keni ngrënë koka njerëzish

Kliko per me shume info

Raportimi nga Agron Tufa, Drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ka shkaktuar debate në Kuvend.

Tufa paraqiti raportin e veprimtarisë vjetore të Institutit për vitin 2018, ndërsa debati ka përfunduar në ofendime dhe akuza mes socialistëve dhe përfaqësuesit të Ballit Kombëtar.

Kliko per me shume info

Debati në Kuvendin e Shqipërisë
Agron Tufa: Mënjanimi i ish-oficerëve të Sigurimit të shtetit të cilët janë në institucionet shumë të rëndësishme që financohet nga buxheti i shtetit, kanë arritur një nivel tejet të lartë, absurd dhe të papranueshëm për një shoqëri demokratike. Me përjashtim të fare pak institucioneve në varësi të Kuvendit apo Kryeministrit, pjesa dërrmuese e institucioneve të varura dhe të pavarura të shtetit, as denjojnë t’i binden ligjit për informimin, duke shkelur kështu çdo të drejtë Kushtetuese mbi informimin. Ne jemi të bindur se krerët e këtyre institucioneve i mbrojnë haptazi, e madje me arrogancë ish oficerët e sigurimit në poste drejtuese, kjo është e amoralshme sepse ky kontingjent nuk e ka vendin në institucionet e shtetit tonë, qoftë edhe për pa përputhshmëri diplome.

Myslim Murrizi: Ju keni thënë se nuk na ka dhënë informacion Helidon Bendo, Bilbil Mema apo Sandër Lleshaj. Institucionet nuk japin informacion se kanë frikë se nxjerrin pisllëqet e tyre. Ndaj kanë frikë që të bëjnë një ligj për hapjen e dosjeve. Dosjet duhen hapur për politikën, boll më të ketë spiunë në këtë sallë. Duhet të hapen me zot. Sill propozimin për ligjin.

Sandër Lleshaj: Raporti është i vitit 2018 dhe unë nuk kam qenë ministër i Brendshëm. Në 2018 nuk kam qenë ministër dhe deri sot nuk kam marrë asnjë kërkesë për informacon dhe që të mos i jem përgjigjur. Ligji për hapjen e dosjeve u miratua kur ishte bërë e panevojshme. Sa i përket ministrisë së Brendshme, nuk ka asnjë pengesë jo instituti, por as qytetarët për t’u njohur me dosjet. Ish-drejtori i Arkivit të ministrisë publikon për ditë dosje, prandaj hajdeni kur të doni në ministrinë e Brendshme.

Spartak Braho: Bëni mirë që jeni i hapur për të studiuar kushdo që ka nevojë apo interes për dokumentet që keni, por ka një ligj që duhet ta njihni mirë, që informacion është i klasifikuar, prandaj mos e bëni ministrinë han që të kërcejnë tërë mileti. Se keni ju nja dy hajdutë aty, Dervishi dhe Kaloci që kanë vjedhur arshivën e ministrisë dhe mbushin shtypin. Asnjë nuk e dinë që ekzistonte ky i ashtëquajturi Institut i Studimeve të Komunizmit, por meqë është mirë bëhet dhe jam dakord që të ekzistojë. Kjo situatë u krijua gjatë shqyrtimit të një rezolute në Komisionin e Ligjeve.

Ky institut drejtohet nga një letrar që mbaroi shkollën në Bashkim Sovjetik. Ky studiues kërkonte eliminimin e letërsisë dhe kinematografisë së para viteve ’90, pra duhej zeruar cdo gjë, Kadare, Agolli dhe të tjerë. Në disa botime hidhej baltë mbi LANC-in dhe 260 drejtues konsideroheshin kriminelë dhe një botim më qesharak ishte ai që bënte fjalë për këngët e Ballit Kombëtar. Balli nuk bëri luftë dhe nuk pati as këngë. Instituti ka shkelur rëndë ligjin dhe do të perifrazoj edhe kryeministrin që tha ‘larg duart nga vitet ’41-45’ se neofashistët e tipit Tufa dhe Çela kërkonin të glorifikonin bashkëpunëtorët e fashizmit dhe nazizmit, të deheroizonin LANC-in.

Zoti Tufa e keni kthyer institutin në celulë të Ballit Kombëtar, po luani me zjarrin duke shkelur ligjin dhe shpërdoruar, luftën nuk e bëtë ju, por bijtë e këtij vendi, partizanët edhe ata ballistë që u rreshtuan pas 24 majit dhe koalicioni i madh anti fashist. Ngule në tru këtë punë, LANC nuk ishte luftë civile, nuk ishte kriminel Spiro Moisiu, Haxhi Lleshi, Myslym Peza, apo Nazmi Rushti bashkëfshatari juaj dhe mijëra të tjerë. Tufa keni shkelur ligjin. Ju hileqarë keni qenë që në luftë dhe tani në demokraci. Pse gërmoni në arkivat për të kërkuar dokumente të padeklasifikuara. Asnjë nga punonjësit e institutit nuk disponon certifikatë sigurie. Duhet parë me kujdes e tërë moria e këtyre instituteve ose konceptojnë një organizim të ri ndoshta në drejtimin e ASH-së, ndërsa ju zoti Tufa për shkelje të rënda të ligjit duhet të kontrolloheni nga drejtoria e monitorimit të Kuvendit dhe ta lini detyrën si i papërshtatshëm.

Kryetari i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi: Të biem kaq poshtë në nivelin e këtij budallait (i drejtohet Spartak Brahos) që nuk di asgjë për historinë. Kur ky thotë se ballistët thanin pula, po ju keni ngrënë koka njerëzisht, keni vrarë 4-6 mijë shqiptarë. Kush more kriminelët partizanë dhe komunistë. Nëse me jepni një dokument që Balli ka vrarë një komunist apo partizan jap dorëheqjen.

loading...