“Do djeg veten”, minatorët protestojnë para Kuvendit

Kliko per me shume info

Minatorët kanë dalë sot duke protestuar para Kuvendit duke kërkuar anulimin e projektligjit që pritet të votohet sot, i cili sipas tyre nuk parashikon asgjë prej kërkesave dhe nevojave të tyre.

Ata kanë kërkuar miratimin e statusit të minatorit, një premtim i kahershëm por duke plotësuar kërkesat e tyre dhe deklarojnë se ligji i qeverisë nuk i përmbush.

Kliko per me shume info

Një prej minatorëve në pension tha se nëse nuk plotësohen këto kërkesa do të djegë veten pasi ndihet i diskriminuar nga një e drejtë që ia jep Kushtetuta.

“Nuk shton kuotat tona. Na le shumë poshtë. Unë kam 16 vite punë, po ta shumëzosh me 1%, mund të ngrihet 22 mijë lekë të vjetra. Ku do shkoj me këto.

Unë barazohem me kooperativistin. Me këtë ligj përfitojnë zyrtarët që janë shpikësit e pensioneve falsë. Ne që kemi punuar ngelemi jashtë skeme. Ato kanë marrë konsulencë me sindikata sllave.

Unë jam i mendimit do djeg veten, jam i diskriminuar. Kur më jepet kjo e drejtë nga Kushtetuta këta ma mohojnë. I pari Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj e me radhë. Në 2009 bëmë marrë veshje me Ramën dhe t

loading...