Kaso: Vendimi i KQZ-së kundër ligjit. PS edhe kur garon vetëm, i vjedh zgjedhjet

Kliko per me shume info

Përfaqësuesi i PD-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Ivi Kaso është shprehur se vendimi i marrë nga anëtarët e PS-së është i kundër ligjishëm.

Duke folur për gazetarët jashtë ambienteve të KQZ-së Kaso u shpreh se kërkesa e PD-së ishte brenda ligjit dhe afateve të përcaktuara nga kushtetuta.

Kliko per me shume info

‘Pika 5 e nenit 29 thotë se partia më e madhe opozitare parlamentare dërgon 30 ditë para zgjedhjeve elektorale anëtarë e KZAZ-së.

KQZ-ja kishte detyrimin që miratonte kërkesën e PD-së.

KQZ-ja nuk ka pasur asnjë arsye ligjore për të refuzuar këto kandidatura, përveç urdhrit të drejtëpërdrejtë politikë.

Parregullsitë dhe shkeljet janë aq të shumta sa Edi Ramën dhe mazhorancën e ka zënë tmerri. Imagjinoni një mazhorancë që edhe pse garon e vetme, sërish i vjedh votat’, u shpreh ndër të tjera Ivi Kaso.

loading...