Meta përgjigje të ashpër Ramës e BE-së: Këndoni në kor duke kapur vendin

Kliko per me shume info

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në mënyrë të ashpër ndaj ambasadorit të Be dhe Kryeministrit Edi Rama.

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, i pyetur nga mediat për një reagim lidhur me qëndrimet e shprehur dje nga ambasadori i BE dhe kryeministri Rama për reformën në drejtësi sqaron se:

Kliko per me shume info

Kam vetëm një qëndrim për të dy.

Presidenti i Republikës, jo vetëm i ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme deri tani, në mënyrë transparente e sistematike, të dokumentuar dhe informale, konstruktive e gjithëpërfshirëse, por edhe do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për zbatimin kushtetues të reformës në drejtësi, për të evituar vonesat, kolapsin, zbatimin e njëanshëm e përçarës dhe kapjen e sistemit.

Presidenti nuk do të lodhet edhe në të ardhmen, si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, të punojë në këtë frymë.

Ndërkohë Presidenti nuk ndalon askënd, të këndojë “na fitorja në fitorje”, si në variantin solo, ashtu edhe në kor.

loading...