U inaugurua në janar të këtij viti, shembet hyrja e Komisariatit në Tiranë

Aktualitet

Hyrja e Komisariatit numër 6 në kryeqytet është shembur ditën e djeshme.

Fatmirësisht nga nuk ka persona të lënduar ndërsa sot janë vendosur skelat dhe po punohet për rikonstruksionin e pjesës hyrëse ku ndodhi dhe incidenti.

Ky komisariat u inaugura rreth 4 muaj më parë, në janar të këtij viti nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Drejtori Veliu gjatë fjalës së tij pati thënë se godina e re e Komisariatit, u ndërtua me fondin e buxhetit të shtetit prej 239 milion lekë me një sipërfaqe ndërtimore prej 2619m², të cilat do të shërbejnë për rreth 150 punonjës policie.

ME TE LEXUARAT