Dorëzohet Beogradi për taksën 100% të Kosovës, heq dorë nga arbitrazhi!

Kliko per me shume info

Më në fund Serbia është dorëzuar dhe ka ndryshuar taktikë, përball vendosmërisë së kryeministrit Ramush Haradinaj dhe qeverisë që drejton, për çështjen e taksës 100% ndaj mallrave të saj. Pas kërcënimeve të shumta, Serbia, ka hequr dorë nga plani për ta dërguar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Lajmin e jep televizioni Klan Kosova i cili citon gazetën serbe Novosti, sipas të cilës Beogradi zyrtar do të mjaftohet në këtë luftë, jo vetëm tregtare, vetëm me aplikimin e kundërmasave ndaj mallrave të Kosovës. Sipas kësaj gazete, UNMIK-u, i cili është nënshkrues i marrëveshjes së CEFTA-s në emër të Kosovës, është deklaruar si jo kompetent. 

Kliko per me shume info

“Në këtë situatë, Beogradi lihet vetëm të padisë Kosovën dhe paraqitja e Kosovës si person juridik në të drejtën ndërkombëtare, dhe me iniciativën e palës sonë, pa dyshim do të interpretohet si njohje e shtetësisë së saj,prandaj edhe opsioni i Arbitrazhit refuzohet”, shkruan gazeta. 

Nga ana tjetër, ideja e kundërmasave nënkupton se dialogu mes të palëve, do të përfshijë tanimë edhe këtë çështje

loading...