Furgoni ra nga 200 metra lartësi në lumë, pas një ore operacion shpëtimi
Lajmifundit
/
24 Maj 2019, 19:00
Aktualitet
Pas disa oresh perpjekje ne nje operacion shpetimit eshtë nxjerrë drejtuesi i furgonit i cili ra nga një lartësi prej rreth 20 metrash në lumin Shkumbin.
Shtetasi Klajdi Murataj mrekullisht i ka shpëtuar rënies nga një lartësi e konsiderueshme, pas humbjes së kontrollit të furgonit që po transportonte mallra.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor në dalje të qytetit të Librazhdit, në vendin e njohur si “kthesa e Murrashit”.
Murataj është transportuar drejt spitalit nga autoambulanca dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën