WikiLeaks njofton lajme të këqija për përdoruesit e iPhone

Teknologji

Menyrat e përgjimit të ndërmarra nga CIA mund të sabotohen pas publikimeve të fundit të Wikileaks, që tregonin teknikat e hakerimit.

Në një deklaratë te bërë nga WikiLeaks thuhet se teknologjia e krijuar nga CIA është projektuar enkas që të instalohet fizikisht në iPhonët e rinj.

Në deklaratë thuhet: Është e mundur që shumë prej sulmeve të CIA-s në aspektin e qasjes fizike të jenë përdorur për të infektuar prodhimet e kompanisë në fjalë.”

WikiLeaks”, pretendon gjithashtu se CIA-s disponon aftësinë për të vënë në përdorim kode nëpërmjet një USB-je, kur një kompjuter “Mac” është në proces hapjeje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo lejon që përdoruesi të anashkalojë fjalëkalimet dhe të ngarkojë programin e hakerimit.

Në një deklaratë të mëparshme të bërë nga “WikiLeaks” u hodhën dyshime se publikimi i disa informacioneve mbi një program të madh hakerimi, mund të ishte përdorur nga CIA.

Në dokument pretendohej se CIA është e pajisur me programe hakerimi që ndërhyjnë në sistemet e shteteve të tjera, përfshirë Rusinë, që mundëson lënien e “gjurmëve të rreme dixhitale” për të çorientuar hetuesit.

ME TE LEXUARAT