Arratisen 2 shqiptarë nga Italia, sharruan hekurat e qelisë

Kliko per me shume info

Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i Carinolas në Itali.

Kliko per me shume info

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm.

Adriatik Gega, 28 vjeç dhe Ervis Markja 26 vjeç arritën të largoheshin nga burgu pasi sharruan hekurat e qelisë.

Më pas me ndihmën e shiut rrebesh nuk arritën dot të kapeshin brenda perimetrit.

Adriatik Gega ishte arrestuar në vitin 2012 në krahinën e Beneventos pas akuzave si pjesë e një bande të specializuar për grabitje të shtëpive.

Ndërsa Ervis Markja u arrestua në janar të vitit 2016 bashkë me dy persona të tjerë, të identifikuar pas një arratisjeje në të cilën kishin sulmuar një makinë policie dhe kishin ofenduar punonjësin e policisë./Shqiptarja

loading...