Arba Kokalari është eurodeputetja e parë shqiptare në PE

Kliko per me shume info

Arba Kokalari është vjedhur eurodeputetja e parë shqiptare. Kokalari është zgjedhur nga Suedia, si përfaqësuese në Parlamentin Evropian në zgjedhjet e të dielës.

Lajmin për zgjedhjen e Arba Kokalarit e dha Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Kliko per me shume info

“Tani kemi lajme të mira nga Suedia. Sapo është konfirmuar se Arba Kokalari, me prejardhje shqiptare, ka siguruar ulësen e saj në Bruksel. Historike sepse është eurodeputetja e parë shqiptare ndonjëherë. Urime!!”, ka shkruar ai.

Edhe deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për fitore. Ndërkohë që më parë kishte treguar se është bërë pjesë e fushatës së Kokalarit.

Fitoren eurodeputetes së parë shqiptare ja ka uruar edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

loading...