Shënjestra e atentatit në Vlorë, i dyshuar si bashkëpunëtor për vrasjen e avokatit grek

Kliko per me shume info

Detaje të reja dalin në dritë për atentatin në fshatin Pore të Vlorës, ku humbi jetën i riu Sotiraq Mëhilli dhe mbeti i plagosur Eno Mata apo siç njihej ndryshe si Aleksandër Mata.

Sipas te dhenave te para dyshohet se ky ka qene pikerisht shënjestra e atentatit, qe i mori jeten 22 vjecarit Sotiraq Mehilli, 22 vjecari qe udhetonte bashke me te ne motor.

Kliko per me shume info

Mata, dyshohet se kishte pak muaj qe ishte rikthyer nga Greqia, dhe dyshohet se eshte nje nga personat qe ka marre pjese ne vrasjen e avokatit grek Mihalesi Zafeiropoulos, qe ndodhi mbrëmjen e 12 Tetorit 2017.

Ai ka qene se bashku me nje shqiptar tjeter i cili e pranoi se ishte ai qe e kishte qelluar avokatin grek.

Nderkohe qe Mata u tha se ishte kthyer ne Shqiperi. Kohe pas ngjarjes, shtypi grek nxori nje leter, qe u tha se e kishte shkruar pikerisht Mata, ku sqaronte se lidhur me ate ngjarje ishte viktime.

‘Sa i përket çështjes së z.Zafeiropoulos, jemi të dy viktima. Unë di të mbaj përgjegjësinë time. Nëse do ta dija si do të shkonin punët, nuk do të bëhej kështu siç u bë. Po, unë vjedh, por nuk jam vrasës’, thuhet ne leter me shenimin poshte ‘Maradona-këmbëshpejti’

loading...