Teknologji

“Telekom Albania” mbështet “Ide të Gjelbra 2019”

Edhe këtë vit, Telekom Albania ka mbështetur “Ide të Gjelbra 2019”, konkursin kombëtar të organizuar nga Partners Albania nëpërmjet të cilit organizatat e shoqërisë civile, ndërmarrjet sociale apo biznesi i vogël në vend të përfshihen në identifikimin, zgjedhjen dhe mbështetjen e ideve të gjelbra novatore që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm.

Shtatëmbëdhjetë finalistë prezantuan projekt-idetë e tyre gjatë dy ditëve të konkurimit, i cili ishte i hapur për publikun dhe sektorin e biznesit. Një panel vlerësues i përbërë nga ekspertë të fushës së zhvillimit të ekonomisë, edukimit, përgjegjshmërisë sociale të biznesit, institucioneve publike dhe ndërkombëtare përzgjodhi tre idetë e gjelbra më të mira.

Si rrjedhojë, juria shpalli fituese këto projekte:

1 “Pemla – prodhime vendase me përbërës 100% vendas” prezantuar nga biznesi i vogël Pemla, i cili ka si qëllim kryesor kryesor prodhimin e produkteve “homemade” te gjalpit të lajthisë, arrës dhe bajameve.

2 “Vizito 84 liqenet me Biçikletë në Belsh” prezantuar nga individi Albert Hysa, ide e cila synon të ofrojë shërbimin e biçikletave me qera për turistët vendas dhe të huaj në zonën e Belshit.

3 “Shija e Tryezës” prezantuar nga organizata Qendra e Edukimit Kulinar, e cila konsiston në krijimin i një ambienti shërbimi gastronomik, duke promovuar kulturën tradicionale të gatimit dhe prodhimeve shqiptare.

Tre idetë fituese do të bëhen automatikisht pjesë e konkursit në nivel rajonal të organizuar nga Fondi Rockefeller Brothers dhe Partnerët Shqipëri, i cili do të zhvillohet në Tiranë përgjatë muajit korrik.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close