Aleati i Ramës: 30 qershori mund të preket, s`ka rëndësi kur bëhen zgjedhjet, por si

Kliko per me shume info

Pas takimit që zhvilloi në Presidencë me presidentin Ilir Meta, Paskal Milo theksoi se “s’ka rëndësi se kur bëhen zgjedhjet, rëndësi ka që të bëhen sipas standardeve dhe të plotësojnë kriteret demokratike, të jenë të lira dhe në mënyrë të veçantë të jenë gjithëpërfshirëse.”

“Me Presidentin e Republikës diskutuam rreth situates dhe zhvillimeve aktuale. Biseduam me shqetësim. I shpreha shqëtësimet e mia per krizën politike ku ndodhët vendi. Ndamë së bashku shqetësimin së zgjedhjet duhet të administrohen me kujdes. Shqipëria duhet të ketë zgjedhje gjithëpërfshirëse”, është shprehur Milo në përfundim të takimit.

Kliko per me shume info

PDS është regjistruar gjithashtu në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhje në datën e parë të përcaktuar nga Meta, por Milo tha të hënën në emisionin ‘Open’ se ndihet i shqetësuar se kriza e rëndë politike mund të shkaktojë një shpërthim social të pakontrolluar.

Ai theksoi se zgjedhjet e njëanshme mund të kompromentojnë hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

“Zgjedhjet duhet të kontribuojnë në plotësimin e standardeve dhe të kushteve që BE i ka vendosur Shqipërisë për të hapur negociatat sepse në rast të kundërt çdo tentativë për të bërë zgjedhje të njëanshme do të mund të kompromentonte hapjen e negociatave, gjë që padyshim s’do ishte mirë për Shqipërinë dhe të ardhmen europiane të saj”, u shpreh ish-ministri i Jashtëm.

Milo shtoi se: “Ne do vijojmë të takohemi jo vetëm me presidentin. Shprehim gatishmërine tonë për t’u takuar me të gjitha subjektet politike për ta trajtuar me përgjegjshmëri krizën politike në të cilën ndodhet Shqipëria që të gjejmë zgjidhen më të përshtatshme më të domosdoshme. Ndaj Partia Social Demokrate është e gatshme për t’u takuar edhe me PS edhe me subjektet e tjera politike me mendimin se Shqipërisë në keto momente të vështira duhet të dëshmojë urtësi dhe klasës politike përgjegjshmëri që interesi kombëtar të mbizotëroje mbi interesat politike.”

Milo pranoi theksoi se është në aleancë me Partinë Socialiste, por shtoi se askush nuk e pengon që të shpreh pikëpamjet e tij.

“Une përfaqësoj Partinë Demokracia Sociale, jam dhe vijoj të qëndroj në aleancë të deklaruar me PS-në, por kjo s’do të thotë që të mos jem i lirë për të shprehur pikëpamjet e mia. Subjekti politik që përfaqësoj vendos interesin kombëtar. Duam stabilitet dhe që Shqipëria të shmangë përplasjet politike dhe sociale”, tha ai.

PDS është regjistruar në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhje në datën e parë të përcaktuar nga Meta, por Milo tha të hënën në emisionin ‘Open’ se ndihet i shqetësuar se kriza e rëndë politike mund të shkaktojë një shpërthim social të pakontrolluar.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here