Ish-deputeti ironizon Junckerin: Shqiptarët besojnë atë që është esëll

Politikë

“BRUKSELI: Zgjedhjet në 30 qershor. Askujt s’mund t’i ndalohet e drejta të votojë. E kundërta i bie ndesh rrugës europiane të Shqipërisë. Shqipëria meriton çeljen e negociatave.

Të gjitha palët duhet të punojnë për këtë objektiv madhor”, shkruante diten e djeshme kreu i qeverisë, Edi Rama përkrah albumit të fotografive me disa nga përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Europian.

Ndërkohë ka reaguar edhe ish-deputetit Petrit Vasili i cili shkruan në rrjetet sociale se, “shqiptarët besojnë atë që është esëll, jo atë të prillit,që ka postuar Mister 1 Prilli !!”, duke bërë ironi edhe me ngatërresën e Junckerit gjatë ditës së djeshme për çështjen e datës së zgjedhjeve.

Nga ana tjetër Vasili shigjeton zyrtarin e lartë të BE-së i cili shpesh është përfolur për deklaratat e tij të çuditshme dhe sjelljet jo korrekte gjatë takimeve zyrtare për të cilat është përfolur për shkak të ‘marrëdhënieve’ me alkoolin.

ME TE LEXUARAT