Konsulta me Metën për datë të re të zgjedhjeve, aleatët takim me Bashën

Kliko per me shume info

Aleatët e Partisë Demokratike ne opozite kanë njoftuar sot një takim me kreu e selisë blu.

Takimi ndodh pak orë para takimit që aleatët do të zhvillojnë me presidentin Ilir Meta për caktimin e datës së re të zgjedhjeve lokale.

Kliko per me shume info

Meta disa ditë më parë anuloi datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, me argumentin e krizës politike.

Burime nga Presidenca kane thene se kreu i shtetit nis sot konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve. Takimet e para do të zhvillohen pasditen e sotme, në orën 19:00 me krerët e partive te Grupimit te Qendrës se Djathte”.

Konsultimet fillojne pas vizitës në Kosovë, ku Presidenti do të marrë pjesë në festimet e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here