Ministrja e Ramës: 5 arsye pse akti i Metës është i pavlefshëm

Kliko per me shume info

E ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj shpjegoi juridikisht për dekretin e Presidentit Meta, për të shfuqizuar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore.

Ajo u shpreh se “situata në të cilën ndodhemi është e paprecedentë, vetë djegia e mandateve përbën një precedent të padëgjuar më parë, ndërsa tani, këtij precedenti iu shtua edhe një tjetër që nuk e përmirësoi situatën”. Gjonaj tha se “akti i Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve është akt absolutisht i pavlefshëm juridikisht”.

Kliko per me shume info

Ajo shpjegoi arsyet se pse ky akt i Presidentit Meta është i pavlefshëm.

“E paraPresidentit në Kushtetutë nuk i njihet e drejta ta zhdekretojë aktin e parë me një të dytë. Presidenti ka kompetenca në bazë të Kushtetutës neni 92 pika gj., të përcaktojë dhe vendosë datën e zgjedhjeve. Në asnjë moment Kushtetuta nuk i jep të drejtë ta zhdekretojë këtë akt me një akt të dytë.

E dyta- Presidenti ka vepruar në kundërshtim me praktikën kushtetuese, siç është vepruar deri tani në lidhje me vendosjen e datës së zgjedhjeve. Pra, ai do të duhet të kishte thirrur palët për shkak të praktikës kushtetuese.

E treta- Akti i tij është antikushtetues edhe në afate. Ka shkelur të gjitha afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, i cili thotë se nga 30 marsi deri më 30 shtator duhet të ketë zgjedhje, një nga dy të dielat e fundit.

E katërta– Kushtetuta përcakton përfundimin e mandatit të të zgjedhurve të pushtetit vendor në 10 gusht. Kushtetua nuk e ka përcaktuar më tej zgjatjen e mandatit të organeve të pushtetit vendor. Pra, Presidenti e lë vendin në një pasiguri. Pas datës 10 gusht pushteti vendor nuk është më në detyrë, i mbaron mandati. Nëse nuk janë zhvilluar zgjedhjet më 11 gusht ata nuk janë më detyrë. Nuk mundet që atë që nuk e thotë Kushtetuta të thotë një akt tjetër.

 E pesta– Po ashtu me këtë akt është cënuar e drejta e zgjedhësve për të zgjedhur. Kreut të Shtetit jo vetëm në këtë rast, por edhe në raste të tjera i takon të jetë institucional dhe jo politik. “Ai është organi më i lartë që qëndron mbi palët”.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here