Parlamenti i Holandës: 100 vota kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë

Kliko per me shume info

Parlamenti holandez ka vendosur me 100 vota të refuzojë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE sipas rekomandimit të Komisionit të publikuar pak ditë më parë.
Në mocionin e paraqitur më 11 qershor vlerësohet se Shqipëria nuk po arrin rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.


Në dokument kërkohet që ti bëhet thirrje qeverisë holandeze të mos pajtohet me propozimin e Komisionit Europian dhe të refuzojë rekomandimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Kliko per me shume info


Sipas Këshillit të Punëve të Jashtme shkak për këtë qëndrim është bërë fakti se Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet e vendosura për hapjen e negociatave të anëtarësimit më BE-në.


nëse mocioni miratohet me shumicë votash në 18 qershor, dokumenti i paraqitet zyrtarisht qeverisë për miratim duke e bërë kështu Holandën, vendin e parë që refuzon rekomandimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
më 31 maj Holanda dorëzoi zyrtarisht në Komisionin Europian draft rezolutën ku kërkohet rikthimi i regjimit të vizave për shqiptarët. Në letrën drejtuar komisionerit të emigracionit dhe punëve te jashtme, Dimitris Avramopulos, kërkohet që Komisioni Europian të marrë në konsideratë pezullimin e vizave për shtetasit shqiptarë për shkak të kriminalitetit të shtuar në Holandë ku autorët janë shtetas shqiptarë.


Nisma u mbështet nga 5 parti politike në Holandë që kërkuan votim në Parlament për rikthimin e vizave për Shqipërinë.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here