Rama: Meta e humbi të drejtën të jetë President

Kliko per me shume info

Edi Rama ditën e sotme nga Divjaka ka komentuar vendimin e Presidentit Meta për ndryshimin e datës së zgjedhjeve.

Sipas Ramës ky është një veprim i paprecedentë , nga i cili ka kuptuar ku fle lepuri.

Kliko per me shume info

Ilir Meta ka kryer një akt të panjohur në historinë e qeverisjes së botës, firmos dhe çfirmos, sikur bota të hynte në logjikën e Metës që firma e cdo autoriteti të ishte e mundur të zhbëhej nuk do të kishte më shtet dhe rregull, dhe drejtim, por do të bëhej mbarë bota një rrumpallë e madhe.

Prandaj kjo do të mbetet vetëm një vepër e shëmtuar, pa përgjegjshmërie dhe që nuk mund as të pranohet dhe as të tolerohet.

Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyrën e Presidentit për sa kohë fuqia e popullit sovran është te parlamenti dhe që parlamenti ka jo vetëm të drejtën, por detyrën të reagojë në emër të sovranit nëse Presidenti çmendet. Në veprimin e tij kuptuam se ku fle lepuri në të vërtetë.” tha ai.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here