Reali nuk ndalet, realizon blerjen e katërt

Sport

Real Madrid ka kryer një tjetër transfertë të bujshme.

Pas Luka Jovic dhe Eden Hazard, Real Madrid ka siguruar edhe mbrojtësin e Lyon, Ferland Mendy.
Në një deklaratë për mediat, klubi madrilen ka bërë të ditur se:

"Real Madrid ka arritur marrëveshjen me Lyon për transferimin e Ferland Mendy. Lojtari ka nënshkruar me klubin deri në 2025-ën. Mendy do të prezantohet 19 qershorin e ardhshëm në orën 13:00".

Real Madrid e ka blerë francezin për 48 milionë euro, plus 5 milionë në formë bonuse.

ME TE LEXUARAT