Shkoi të notonte në lumë, zhduket prej 4 ditësh 17-vjeçari

Aktualitet

Një 17-vjeçar ka katër ditë që rezulton i zhdukur në qytetin e Këlcyrës.

Sipas informacioneve bëhet me dije se 17-vjeçari i zhdukur është Matias Rizallari i cili dyshohet se mund të jetë mbytur në lumin Vjosë.

Ditën kur 17-vjeçari është zhdukur ka qënë i shoqëruar dhe nga një shok i tij, i cili nuk jep asnjë informacion lidhur me ngjarjen.

Dy të rinjtë të dielën e javës që lamë pas kanë qënë në panairin e Këlcyrës dhe më pas kanë vendosur së bashku me shokun e tij të shkonin të laheshin në lum, por Matiasi sipas burimeve nuk dinte not.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po atë ditë  djali i zhdukur ka pasur me vete dhe 4 litra verë.

Familajarët kanë kontaktuar për të denoncuar ngjarjen dhe për të gjetur një zgjidhje.

Sa I përketë organeve kopetente, në këtë rast policia asnjë informacion nuk ka dhënë lidhur me ngjarjen e rëndë./faxnews

ME TE LEXUARAT