Zbriti për të bërë foto, makina përplas turistin ukrainas në Elbasan

Kliko per me shume info

Një turist ukrainas është aksidentuar rëndë, pasi e përplasi një makinë në aksin Elbasan-Librazhd.

Ai kishte ardhur me pushime në Shqipëri me një rulot dhe kishte ndaluar buzë rrugës për të bërë një foto të tunelit pranë Xibrakës.

Kliko per me shume info

Ndërsa një automjet tip “Benz” që u fut në parakalim në këtë pjesë të aksit humbi kontrollin dhe e mori përpara turistin që kishte zbritur duke e lënë të plagosur rëndë.

Ai është transportuar në spitalin e Elbasanit, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here