Ngjarja e Laçit, kush është i riu

Kliko per me shume info

Viktor Shkorreti humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Laç, pasi u qëllua me breshëri kallashnikovi. Vrasja e rëndë e 24-vjeçarit ndodhi pë shkak të zënkës për një vendparkim, thanë burime paraprake nga policia, por ende nuk dihen motivet e qarta.

Ndërkohë autori i dyshuar i vrasjes është një i ri nga Tirana. Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim 32-vjeçarin me inicialet E.K.

Kliko per me shume info

Të shtënat më armë janë dëgjuar në afërsi të Gjykatës së Laçit, ndërsa bëhet me dije se viktima ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

Të shtënat me kallashnikov të cilat kanë tronditur qytetin e Laçit, përkojnë me të martën e fundit të Shna Ndout, kohë ku për shkak të festës vendi është i mbushur me pelegrinë, ndërsa ngjarja ka shkaktuar panik tek besimtarët.

Kujtojmë se kjo është vrasja e dytë që trondit Laçin në këto dy muajt e fundit, pasi në 29 Prill u ekzekutuan në afërsi të komisariatit të policisë Mikel Jushi, 35 vjeç, dhe Jani Jushi, 30 vjeç, të dy kushërinj mes tyre.

Policia ka ngritur mbrëmjen e djeshme postoblloqe në disa pika hyrëse dhe dalëse të qytetit të Laçit po pa mundur që të identifikojë dot autorin apo autorët që kanë marrë pjesë në ngjarje. Zona ku ka ndodhur vrasja është errësirë dhe nuk ka kamera sigurie, çka e bën edhe më të vështirë zbardhjen e saj.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here