Rudina Hajdari pyet publikisht mazhorancën: Kur e zgjidhët Metën president, a e dinit për Monikën?!

Aktualitet

Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka mbajtur fjalim ne kuvend ne seancen ku po diskutohet lidhur me dekretin e presidentit Meta per anulimin e zgjedhjeve. Ajo kritikoi mazhorancen qe ka zgjedhur Meten teksa pyeti deputetet e PS: A e dinit qe ishte bashkeshorti i kryetares se LSk kur e zgjidhet president?

“Mocioni vjen me 1-4 e Kuvendit me 35 deputet që i depozitohet Kuvendit, i cili ka për detyrë që të hapë një Komision Hetimor. Më pas, pas Komisionit ka oër deytrë që të dëgjojë presidentit dhe më pas të përpilojë një raport që mund të diskutohet në Parlament dhe t’i depozitohet Gjykatës Kushtetuese. Mungesa e saj, thelbi i debatit

Pse mendon se ky vendim e zgjidh krizën? Kur njëra palë thotë nuk ka negociata me Ramën kryeministër?

Nëse gruaja juaj është palë e opozitës dhe kjo palë është bërë pjesë e këtij konflikti, atëherë nuk është ky konflik i pastër personal’, tha Hajdari.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas saj, vendimin mbi aktin e presidentit e merr vetëm gjykata Kushtetuese. "Mocioni vjen me 1-4 e Kuvendit me 35 deputet që i depozitohet Kuvendit, i cili ka për detyrë që të hapë një Komision Hetimor. Më pas, pas Komisionit ka për detyrë që të dëgjojë presidentit dhe më pas të përpilojë një raport që mund të diskutohet në Parlament dhe t’i depozitohet Gjykatës Kushtetuese. Mungesa e saj, thelbi i debatit.

Pse mendon se ky vendim e zgjidh krizën? Kur njëra palë thotë nuk ka negociata me Ramën kryeministër?

Nëse gruaja juaj është palë e opozitës dhe kjo palë është bërë pjesë e këtij konflikti, atëherë nuk është ky konflik i pastër personal’, theksoi Hajdari.

Ajo beri me dije se mazhoranca e zgjodhi Metën president, dhe kjo sipas saj u bë thjesht për t’i zgjatur atij pushtetin, LSI-së si dhe vetë atyre.

Në fund ajo theksoi: “Muajin tjetër do të kemi zgjedhje. Por a ja vlejti që opozita të digjte mandatet, a ja vlejti barra qiranë? Absolutisht jo. E gjitha bëhet që këta të tre të ulen dhe të zgjasin pushtetin e tyre”.

ME TE LEXUARAT