Haradinaj: Nëse Serbia nuk na njeh, taksa do të jetë e përjetshme

Kliko per me shume info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se nëse Serbia vazhdon që të mos ta njohë shtetin e Kosovës, atëherë taksa 100% ndaj produkteve serbe mund të jetë e përjetshme.

Kryeministri mendon se duhet të zgjidhet marrëdhënia Kosovë-Serbi, e që nuk ka të bëjë me statusin e Kosovës, me kufijtë, por me marrëdhëniet diplomatike.

Kliko per me shume info

“Çka ka mbet me zgjedh me Serbinë, ka mbet me zgjedh çfarë marrëdhëniesh do të kemi, a duam të njihemi reciprokisht apo jo, nëse duam me u njoft, nënkupton me vendos marrëdhënie diplomatike, me vendos marrëdhënie tregtare, me i sqaruar çështjet e të kaluarës, të pagjeturit, dëmet e luftës, ose nëse nuk duam me u njoft reciprokisht , duam me u refuzu, refuzohemi, po atëherë nuk mundesh me shit në tregun e Kosovës, atij që ia refuzon ekzistencën nuk mundesh me ja marr tregun dhe kjo mundet me qenë e përjetshme.

Pra nëse Serbia refuzon ekzistencën tonë, të cilën e kanë pranuar jo vetëm populli i Kosovës, por edhe vendet me të respektuara, si Amerika, vendet e BE-së, pse ne me ia jep tregun, na refuzon ekzistencën.

Ne po kërkojmë me ecë përpara me një marrëveshje kornizë, me u ditë për çka kemi me fol, jo me na befasuar dikush”, tha Haradinaj. gjatë përurimit të Shtëpisë së Kulturës në Obiliq.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here