Nuk i hapet parashuta, ndërron jetë mësuesi shqiptar

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Dibër, ku një mësues 30 vjeçar ka humbur jetën.

Gëzim Elezi ishte mësues matematike dhe i apasionuar pas sportit të parashutizmit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në malin e Zimurit, pasi 30 vjeçarit nuk i është hapur parashuta.

30 vjeçari është dërguar në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

ME TE LEXUARAT