Pas letrës së Metës reagon me urgjencë OSBE: Të gjenden përgjegjësit

Aktualitet

Pas letrës së Presidentit Meta ka reaguar dhe prezenca e OSBE/ODHIR duke u shprehur se dënon me forcë të gjitha aktet e dhunës.

Nëpërmjet reagimit të saj prezenca e OSBE/ODHIR u ka bërë thirrje të gjitha autoriteteve shtetërore të ndërrmarin masa në mënyrë që legjislacioni të plotësohet referuar këtu përgjegjësve të dhunës.

“Ne bëjmë thirrje që autoritetet shtetërore të ndërmarrin të gjitha masat, sipas legjislacionit në fuqi, për të hetuar dhe ndjekur penalisht përgjegjësit e dhunës.”- shkruan në reagim.

Një thirrje ka ardhur gjithashtu dhe për protestën e të premtes për të shmangur të gjitha aktet vandaliste dhe sigurimin e një proteste paqësore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Gjithashtu, u bëjmë thirrje organizuesve të protestës së të premtes të sigurojnë një protestë paqësore. Në përputhje me mandatin e saj, Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme të mbështetë shtetin ligjor dhe demokracinë në Shqipëri.”-përfundon OSBE/ODHIR.

Reagim i plotë:

Prezenca e OSBE-së i dënon me forcë sulmet e dhunshme të këtyre ditëve kundër organeve përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, në disa bashki në Shqipëri. Të gjitha proceset politike dhe administrative duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e shtetit ligjor.

Çdo përpjekje për të nxjerrë nga shinat procesin demokratik, përmes veprimeve të dhunshme, përbën shkelje të ligjit, pengon përparimin e vendit dhe njollos reputacionin e tij ndërkombëtar. Jo vetëm autorët e dhunës, por edhe nxitësit e saj, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore. Ne bëjmë thirrje që autoritetet shtetërore të ndërmarrin të gjitha masat, sipas legjislacionit në fuqi, për të hetuar dhe ndjekur penalisht përgjegjësit e dhunës.

Gjithashtu, u bëjmë thirrje organizuesve të protestës së të premtes të sigurojnë një protestë paqësore. Në përputhje me mandatin e saj, Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme të mbështetë shtetin ligjor dhe demokracinë në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT