Lajmi i fundit

Aksident i rëndë tek dogana e Morinës

Aksident i rëndë pranë Doganës së Morinës.

Një kamion është përplasur me trafik-ndarësen, ndërsa mësohet se drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Kukësit.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes kamioni me targa Kosove është përplasur me trafik-ndarësen.

Drejtuesi i mjetit identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur është në gjendje të rëndë shëndetësore. Kamioni me targa Kosove ishte duke transportuar qymyr.

Drejtuesi është transportuar me urgjencë drejtë spitalit të Kukësit ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close