Meta: Ndaloni provat e forcës, partitë të ulen në dialog

Aktualitet

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar serish ne lidhje me situaten konfliktuale te krijuar ne vend per zgjedhjet e 30 qershorit.

Meta u ka bere thirrje paleve politike te ulen ne dialog dhe te ndalojne provat e forcet, gje qe ka sjelle incidente te renda.

DEKLARATË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SH.T.Z ILIR META

20 qershor 2019

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

U bënë dhjetë ditë që është në fuqi dekreti i Presidentit të Republikës për anulimin e datës së zgjedhjeve më datë 30 qershor, me qëllim qetësimin e situatës dhe krijimin e mundësive për dialog, që do të normalizonte situatën politike dhe do të krijonte mundësinë për një datë të re të zgjedhjeve vendore, gjithëpërfshirëse dhe demokratike.

Theksoj sërish se nuk është kurrsesi momenti për prova force, për retorikë përçarëse dhe provokuese, por për maturi dhe përgjegjshmëri të lartë për interesat kombëtare të vendit dhe vazhdimësinë e integrimit evropian që është objektiv kombëtar i të gjithë shqiptarëve.

aSërish insistoj me forcë rëndësinë e dialogut mes palëve e njëkohësisht gatishmërinë time për të kontribuar për një zgjidhje sa më të shpejtë.

ME TE LEXUARAT