Përgjimet/ Habit Erion Braçe: Ku dëgjuat ju që u dhanë lekë për vota?

Politikë


Zv-kryeministri, Erion Braçe, i pyetur rreth përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, tha se ato nuk provojnë asgjë.

Braçe u shpreh se në asnjë prej përgjimeve të publikuara, nuk flitet për ofrim të parave për të këmbyer votën.

“Shefi i policisë në Dibër ka ruajtur rendin nga një bandë që ka dhunuar përfaqësues të PS në disa prej qendrave, ne Maqellarë, me pistoletë në dorë, i cili nuk i është bindur urdhrave të policisë së shtetit në Dibër, duke goditur edhe makinën e policisë së shtetit.

Unë nuk jam brenda këtyre praktikave të zbardhjes, duhet të jetë prokuroria që duhet të vërtetojë autenticitetin, në ato që janë zbardhur’, u shpreh Braçe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një socialist i vjetër kur dëgjoni këtë gjë?

Braçe: Duhet provohet autenticiteti i saj nga prokuroria jonë. Pjerin Ndreu nuk thotë që cilido mësues, apo mësuesit në Dibër nëse nuk votojnë për PS do të fluturojnë nga puna, por ka folur me dikë për një drejtues të PS që bën edhe drejtorin e shkollës, që nuk janë të ndaluar të merren me politikë dhe një përfaqësues i PS i kërkon një socialisti të votojë për partinë e tij

E ka kërcënuar me heqje nga puna?

Braçe: E para po flasim për rast konkret dhe sipas rastit konkret, Ndreu ka identifikuar të dy personat edhe atë me të cilin ka folur dhe atë që ka përdorur atë shprehje, dhe ai nuk është i PD, por i angazhuar në PS sipas ligjit. E para të ndajmë që nuk bëhet fjalë për mësuesit e Dibrës, por për njerëz që janë në PS.

ME TE LEXUARAT