Përleshje e tension, Shkodra mbyll protestën pasi ikën Rama

Aktualitet

Qytetarë të shumtë shkodranë po protestojnë në rrugët e qytetit. Ata shprehen se Shkodra nuk do të nënshtrohet ndaj kriminelëve.

 Qytetarët janë irrituar kundër policisë, të cilët më herët kishin krijuar kordon policor.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi dhe ish-deputeti i PD Flamur Noka iu kanë bërë thirrje njerëzve që të mos qëllojnë. Policia ka qenë duke u tërhequr dhe mesa duket, në këtë moment, forcat e policisë janë qëlluar nga protestuesit.

Më herët, pikërisht sot, në Shkodër u zhvillua një protestë e qytetarëve kundër ardhjes në qytet të Edi Ramës. Qytetarë të shumtë u përplasën me policinë, e cila përdori edhe gaz lotsjellës ndaj tyre.

ME TE LEXUARAT