Shkodra në shtetrrethim, Rama nuk tërhiqet nga mitingu

Kliko per me shume info

Shkodra vijon të jetë një nga vatrat më të nxehta të konfliktualitetit në vend, ndërsa pasditja e sotme pritet që të jetë edhe më e tensionuar, pasi Rama do të kërkojë të mbajë një takim elektoral në këtë qytet.

Pavarësisht se kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi i ka refuzuar lejen për pedonalen kryeministrit Rama, ky i fundit nuk nguroi që nga foltorja e Kuvendit të kujtonte dhe masakrën e ndodhur në 2 Prill, ku u vranë katër protestues.

Kliko per me shume info

Sakaq në qytetin verilindor janë shtuar masat e sigurisë, ndërsa makina të shumta të FNSH-së dhe të blinduara janë shfaqur duke qarkulluar në rrugët e Shkodrës.

‘’Edi Rama do qe te frikesoj popullin. Ne nuk trembemi ne sjemi Taleban jemi qytetare te keti vendi e duam Shqiperin me shum se ju sepse kemi vendosur te jetojm ketu. Pavarësisht bindjeve politike Edi Rama do te qoj popullin e vet ne vllavrasje, pergjegjesi kryesor do te marr pergjigjen e merituar”, shprehet një prej qytetarëve./faxweb

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here