Voltana Ademi s’i jep leje për miting, Rama bën paralajmërimin e fortë në Kuvend

Kliko per me shume info

Kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë ka komentuar dhe vendimin e kryebashkiakes së Shkodrës për të mos e lejuar Edi Ramën të organizojë fushatën elektorale të PS-së në pedonalen e qytetit.

“Mbase plani është për të bërë një 2 prill tjetër sot pasdite. “ u shpreh Rama duke kujtuar masakrën e 2 prillit 1991 kur në Shkodër u vranë Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka dhe u plagosën dhjetëra protestues para Komitetit të Partisë së Punës.

Kliko per me shume info

“Sot ne kemi planifikuar takimin në Shkodër, cfarë po ndodh, për herë të parë nga viti 1991 qysh se kemi nisur fushatën rishfaqet fenomeni i dëshpëruar në shëmtinë e vet i antimitingashëve.

Ka pas Shqipëria edhe momente të rënda po ka pas konsensus mes forcave që nuk pengohet aktiviteti i tjetrit, Enveristët fanatikë të 91 që përpiqeshin ti zinin rrugën PD se sapolindur sot rishfaqen në grahmat e asaj partie që ka humbur totalisht busullën dhe që rrogtarët e paguar në nivel vendor po i përdor siç përdorte aso kohe PPSH disa falanga njerëzish pa të ardhme“, deklaroi Rama.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here