Zëri i Amerikës: Reformë kushtetuese para se kriza politike të sjellë pasoja afatgjata

Kliko per me shume info

Në Tiranë, studiues të jetës politike, pohojnë se partitë politike me krizën e fundit përsëri po i vendosin interesat partiake mbi interesat kombëtare të zhvillimit dhe mirëqenies në një sistem demokratik të qëndrueshëm.

Ata propozojnë edhe rrugëdalje nga kjo gjendje e pazakontë, nisur nga përvojat e krizave të shpeshta politike në vend.

Kliko per me shume info

Të dy palët po e acarrojnë gjendjen qëllimisht, thotë studiuesi i çështjeve politike, Roland Lami; opozita me ndjekësit e vet të pamundësojë votime në 30 qershor, ndërsa socialistët me forcat policore të kryejnë votime me detyrim në fund të muajit. Nëse vazhdohet kështu, përplasjet fizike më 30 qershor janë të pashmangshme dhe pasojat do të jenë afatgjata, thotë ai.

“Sistemi po shkon drejt një sistemi monopartiak. Ky është një kthim prapa, i cili do të kërkojë shumë vite pas për t’u riparuar. Shqetësimet që po na vijnë këto ditë me dhunë apo me përplasje dhe me incidente janë shumë më pak në raport me dhunën së afërmi që do të kemi nga gjithë sistemi, të cilin do ta kemi kundër nesh. Në këtë pikë ka vend për alarm, të paktën nga fakroti ndërkombëtar, i cili deri tani duket se e ka marrë lehtë, po e lejon të degradojë më shumë situata dhe të japë një zgjidhje” – tha zoti Lami.

Drejtuesi i Institutit për Zhvillimin e Sistemeve Zgjedhore, prof.dr. Kristaq Kume, është ndër të paktët figura me ndikim të shoqërisë civile, që sjell vazhdimisht propozime racionale për të tejkaluar krizat e shpeshta politike në vend.

Ai thotë se forcat politike e kanë keqpërdorur Kushtetutën qysh nga viti 2008, kur bënë ndryshime në të, po ashtu ligjet dhe Kodin Zgjedhor, duke shkelur parimet kryesore të demokracisë me përfaqësim dhe demokracisë së drejtpërdrejtë, ndaj edhe mungon sot shteti ligjor.

“Nuk zbatohet ajo që kemi rënë dakord me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për mënyrën se si duam të qeverisemi. A duam të qeverisemi sipas rregullave të një shteti ligjor? Dekreti i presidentit është bootuar në Fletoren Zyrtare dhe kështu ka marrë fuqi ekzekutive. Nëse i qëndrojmë parimit të veprimit të shtetit ligjor, askush nuk duhet të anashkalojë këtë situatë ligjore që kemi, aq më pak t’I kundërvihet kësaj situate ligjore” – tha zoti Kume.

Prof. Kume propozoi një platformë të detajuar për zgjidhjen e krizës, e cila nëse shtyhet përpara me kokëfortësi, mund të sjellë pasoja më të rënda se sa ato të vitit 1997.

Ai propozoi një reformë konsensuale në të gjithë korpusin legjislativ të vendit, nga Kushtetuta, rishikime mbi sistemin qeverisës dhe atë zgjedhor, Kuvendin, presidentin e kryeministrin, referendumet dhe partitë politike.

Por nga ana tjetër, prof. Lami thotë opozitës i ka mbetur vetëm fjala përballë një shteti monopartiak, ndërsa socialistët vazhdojnë ta shpërfillin zërin e saj, duke bërë votime me forcë.

“Unë gjykoj që kryeministri insiston në idenë që të shkojë në këtë fushatë me tezën: Më bëni Diktator. Nuk shoh asnjë variant që në këtë vend në kushte norma të mbahen zgjedhje plurale, sepse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje. Ndërkohë kemi një parlament, që kontrollhet në masën dërrmuese nga qeveria. Kemi përpara edhe një nismë të socialistëve për të hequr edhe presidentin, i cili është oponent në këtë rast. Mungojnë Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë. Ndaj unë nuk di se cfarë emri t’I ve këtij sistemi politik, ku ndodhemi tani” – tha zoti Lami.

Ndërsa prof. Kume thotë nga ana tjetër se platforma e tij për një reformë të thellë legjislative në bashkëpunim mes palëve mund t’i largojë ato nga pozitat ekstreme që kanë tani; PS të tërhiqet nga 30 qershori, PD dhe LSI të tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit, dhe deputetët e tërhequr të opozitës të rikthehen në Kuvend, pasi Gjykata Administrative bën të pavlefshëm shpalljen e vendeve bosh prej instituticionit më të lartë ligjvënës.

“Patitë politike duhet të kenë vullnetin të konkretizuar që të heqin dorë me veprime nga përparësia që i kanë dhënë vazhdimisht interesit të tyre politik, interesa që lidhen me marrjen apo mbajtjen e pushteti. Në sjelljet e tyre duhet të mbizotërojë interesi I këtij vendi për t’u zhvilluar si një vend normal. Deri tani nuk e kanë bërë këtë” – tha zoti Kume.

Studiuesit mendojnë se kriza aktuale është shumë-përmasore dhe pasojat e qëndrimeve të skajshme të palëve mund të jenë të rënda e të paparashikueshme si në aspektin njerëzor ashtu edhe në atë demokratik e shtetëror.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here