Qytetarja: Po mbledhin kartat e ID, dikush do votojë në emrin tim

Kliko per me shume info
foto ilustruese

Në redaksi ka ardhur një denoncim nga një qytetare lidhur me aplikimin e kartave të reja të identitetit dhe mundësinë e manipulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit me kartat e vjetra të cilat nuk posedohen më nga qytetarët.

Një qytetare e cila ka aplikuar për kartën e re të identitetit, ngre dyshimet se me kartën e saj të vjetër mund të votojë dikush tjetër në zgjedhjet e 30 qershorit, ndërkohë ajo vetë nuk do t’i drejtohet qendrës së votimit.

Kliko per me shume info

Sipas rregullores, karta e vjetër në momentin e dorëzimit duhet të asgjesohet, për të siguruar kështu qytetarin se nuk do të ketë asnjë përdorim tjetër, e sipas denoncueses kjo praktikë nuk është ndjekur nga autoritetet.

Duke theksuar herë pas here se nuk do të shkoj të votojë, denoncuesja, pjesë e njësisë nr.2 ngre shqetësimin për këtë çështje pasi karta e saj e vjetër e identifikimit mund të keqpërdoret në zgjedhjet e së dielës.

Denoncimi:

Denoncuesja: Mora numrin celular 069 45 45 454 për të bërë denoncimin për kartën time të identitetit, nëse zhvillohen zgjedhjet në 30 qershor, mund ta marrë dikush dhe mund të votojnë. Në një kohë që unë nuk do të votoj as me atë kartë as me kartën që kam akutalisht.

Gazetarja: Kur aplikuar për kartën e re e keni dorëzuar që atë ditën kartën apo në momentin që keni marrë të renë?

Denoncuesja: Po, po e kemi dorëzuar që atë ditë kartën e vjetër dhe unë nuk e dija që ajo duhet dëmtuar para se të dorëzohej. E kam mësuar këtë gjë vetëm nga pasaporta.

Kur pashë që pasaportën e dëmtuan kurse kartën e vjetër jo.

Gazetarja: Cila është frika juaj?

Denoncuesja: Frika ime është se me atë kartë mund të shkojë të votojë dikush tjetër në një kohë që unë nuk kam në plan për të votuar. Pse duhet ta marrë dikush kartën time?

Ne bëjmë pjesë tek njësia nr.2 dhe atë ditë në syrin tonë, gjatë kohës së aplikimit, nuk është dëmtuar asnjë kartë.

Kam frikë se këto karta i kanë mbledhur për t’ua dhënë të tjerëve kështu që një njeri mund të votojë më shumë se 1 herë. Pse duhet të shkoj dikush të votoj me kartën time?

Gazetarja: Ju do të shkoni të votoni?

Denoncuesja: Unë nuk shkoj të votoj. Derisa Presidenti i ka nxjerrë presidenti të pavlefshme këto zgjedhje të datës 30 qershor, pse duhet të shkojmë të votojmë?!/Faxweb

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here