Socialistja bëri paralajmërimin e fortë për Metën, reagon zëdhënësi i Presidentit

Aktualitet

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, Ermonela Felaj duke folur për letrën e Metës dërguar Këshilli të Lartë të Gjyqësorit për Gjykatën e Lartë, deklaroi se ekziston mundësia për arrestimin e Presidentit Meta.

E pyetur se nga gjetjet e raportit janë të rënda, apo shkelja e rëndë e Kushtetutës, a mund të pasohet me arrestimin e Presidenti Meta, Ermonela Felaj u përgjigj: “Jo domosdoshmërisht. Varet nga rasti që do të marrin në shqyrtim. Komisioni Hetimor do të raportojë nëse këto shkelje janë ose jo çështje penale”.


Pas kësaj deklarate të fortë ka reaguar zyrtarisht zëdhësi i Metës, Tedi Blushi.
'Mungesa e vendosmërisë së hekurt revolucionare që shfaqi sot deputetja Ermonela Felaj, duke lënë një fije dyshimi që Presidenti i Republikës edhe mund të mos arrestohet, është një minë me sahat për "fitorjen" përfundimtare të Reformës në Drejtësi!'- shkruan zëdhëni i Metës. /Lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT