Zbulohet takimi i Haradinajt me kryeministren Britanike

Kliko per me shume info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May. Takimi u zhvillua në kuadër të Samitit të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Poznan të Polonisë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai shprehet se i ka kërkuar kryeministres May që vendi i saj të ndihmojë në dialogimin mes Kosovës dhe Serbinë.

Kliko per me shume info

Postimi i Haradinaj:

Kryeministren May e njoftova për zhvillimet politike në Kosovë, duke shprehur vendosmërinë tonë për fuqizimin e partneritetit bilateral mes dyja vendeve dhe duke kërkuar mbështetje në proceset rajonale, veçmas në finalizimin e dialogut me Serbinë, konkretisht në arritjen e një marrëveshjeje, finale, me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Falënderova Kryeministren May për qëndrimin konsistent të Britanisë së Madhe kundër idesë për ndryshim kufijsh dhe këmbim territoresh, si dhe për ndihmën e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për fuqizimin e sundimit të ligjit, avancimin e administratës publike dhe zhvillim ekonomik në Kosovë.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here