Era Rusi: Pasi më humbën, të gjithë meshkujt kanë qarë për mua

Showbiz

Megjithëse ka preferuar ta mbajë larg syrit të mediave jetën e saj private dhe lidhjet e dashurisë, Era Rusi ka folur këtë pasdite në emisionin “Trokit” për detaje të pathëna nga jeta e saj.

Edhe pse nuk ka treguar nëse aktualisht eshtë apo jo në një lidhje dashurie, këngëtarja ka pranuar se në një marrëdhënie përfshihet shumë dhe jep gjithçka nga vetja, ndaj mendon se këtë gjë ja marrin për të mirëqenë.

E pyetur nga moderatori Ermal Peçi nëse i është kthyer ndonjë nga ish-at dhe a kanë qarë për të, Era ka pranuar:

“Të gjithë, kanë qarë. Po se ështu është, kur e humbet e kupton. Edhe unë… edhe kam qarë. Mos bëjmë kot sikur… Ndodh një gjë, unë jepem shumë në një marrëdhënie, ndoshta ma marrin si për të mirëqënë. Kur iki unë, fillojnë kuptojnë…’- ka treguar ajo para kamerës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë, Era publikoi këngën e saj më të re të titulluar “Le ti dali flaka”, e cila brenda dy ditëve ka marrë 100 mijë klikime në Youtube.

ME TE LEXUARAT