BE paralajmëron Turqinë: Do të marrim masa

Kliko per me shume info

Shpimet e shtetit turk, për gaz edhe naftë në zonën e Qipros, nuk kanë kaluar lehtë para syrit të Bashkimit Evropian.

Ky i fundit ka vendosur të kufizojë kontaktet dhe fondet ndaj Ankarasë, si hakmarrje ndaj asaj që BE-ja e quan “shpime të paligjshme”.

Kliko per me shume info

Në deklaratën e parë nga agjencia Reuters, theksohet se BE-ja është gati të shtojë më tej masat ndaj Turqisë.

“Pavarësisht nga synimet tona për të mbajtur marrëdhënie të mira fqinjësore me Turqinë, përshkallëzimi i vazhdueshëm i saj dhe sfidimi ndaj sovranitetit të shtetit tonë anëtar Qipros, në mënyrë të pashmangshme do ta detyrojë BE-në të përgjigjet në solidaritet të plotë”, deklaroi presidenti në largim i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

4.45 miliardë euro ishin përcaktuar për Turqinë nga BE-ja, për të realizuar reforma politike, dhe në fusha tjera, në mënyrë që të përgatitej për një anëtarësim të mundshëm në bllok. Ndërkohë, në vitin 2018, Brukseli tërhoqi 175 milionë euro në shenjë proteste ndaj asaj që e shihte si përkeqësim të të drejtave të njeriut në Turqi.

Më herët BE-ja është shprehur se nën udhëheqjen e presidentit, Reccep Tayyip Erdogan, Ankaraja po largohet nga blloku. Ankaraja, të mërkurën kundërshtoi kritikat e Greqisë dhe BE-së, se shpimet turke jashtë Qipros ishin të paligjshme.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here