Europa League/ Laçi barazon me Hapoel, Teuta mundet thellë

Kliko per me shume info

Nuk ka fitues në ndeshjen e parë mes ekipit të Laçit dhe izraelitëve të Hapoel Beer Sheva, e vlefshme për eliminatoret e Europa League. 

Kurbinasit barazuan me rezultatin 1-1 në një ndeshje ku favoritët kryesorë ishin miqtë nga Izraeli, kjo edhe për shkak të përfaqësimeve të tyre dinjitoze në kompeticionet e mëparshme evropiane.

Kliko per me shume info

Ekipi i Starovës kaloi i pari në avantazh që në minutën e tretë me një gol të shënuar me kokë brenda zonës nga sulmuesi Nwabueze. Pas këtij goli miqtë u hodhën në sulm për të shënuar, por ishin të paqartë para portës.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Laçit. Në pjesën e dytë izraelitët e Hapoel Beer Sheva-s kërkuan me ngulm shënimin e një goli dhe ja arritën qëllimit vetëm në minutën e 78-të të takimit me Leva.

Tashmë laçianët do të presin dhe një javë për të mësuar nëse do të kalojnë në raundin tjetër të Europa League, por mund të themi se ndeshja e sotme, pavarësisht emrit të ekipit mik tregoi se diferencat në fushë ishin inekzistente.

Teuta “shkatërrohet” në Letoni
Ndërkohë, Teuta është mundur thellë me shifrat 3:0 në transferën letoneze përballë Ventspils. E njëjta skuadër e cila një vit më parë shkatërroi 5-0 Luftëtarin. Sfida e luajtur mesditën e sotme nisi me një gol të shpejtë që në minutën e 5 me anë të Sergiychuk i cili mposht portierin Isli Hidi. Teuta u godit dhe e pati të vështirë të organizohet, por të paktën u kujdes të mos dilte me dëme të tjera nga momenti i euforisë vendase.

Por letonezët kishin superioritet dhe në minutën e 77′ Ulimbasevs bëri 2-0, duke i dhënë dëshpërim moral bregdetarëve, që tronditen, nuk arrijnë të ruajnë qetësinë dhe ndëshkohen ndoshta me golin vendimtar dy minuta nga fundit kur Tosin shënon edhe golin e tretë. Edhe pa të për Teutën do të kishte qenë e vështirë të përmbyste situatën në Niko Dovana, por tani me detyrimin e 3 golave për ta cuar në shtesë, shanset duken të vendosura, edhe pse jo matematikisht…

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here