Haradinaj konfirmon se Holanda është skeptike për vizat

Kosovë&Rajon

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se Holanda është skeptike për liberalizimin e vizave për Kosovës, por tha se Qeveria që drejton, po bën përpjekje t’ia sqarojë shtetit holandez qëndrimin e Kosovës.

“Unë vetë i kam dhënë një material ambasadores së Holandës për t’ia dërguar ministrit të Brendshëm , me disa shpjegime, pasi në raste të caktuara mungon edhe njohuria”, tha Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë.

Haradinaj, cili kohë më parë kishte uruar qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave, të enjten tha se kjo çështje është premtuese. Një ditë më herët Ministrja e Integrimeve Evropiane e Kosovës, Dhurata Hoxha, tha para Komisionit parlamentar për punë të jashtme se Franca, Holanda dhe Belgjika kanë dilema për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Deputetët, sidomos ata të opozitës, e kritikuan Qeverinë e Kosovës dhe ministren Hoxha, për zvarritjen e procesit të liberalizimit të vizave, si dhe për deklarata kundërthënëse. Komisioni Evropian në korrik të vitit 2018, e ka dhënë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave, ndërkaq në shtator të po atij viti, Parlamenti Evropian ka votuar në favor të tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mirëpo, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, dhe në qershor të këtij viti, Këshilli i Ministrave nuk e ka vendosur fare në agjendën e takimit të tij, çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

ME TE LEXUARAT