Meta dakord për një marrëveshje Rama-Basha

Politikë
Meta dakord për një marrëveshje Rama-Basha

Presidenti Ilir Meta është shprehur në emisionin “Opinion” se është dakord për një marrëveshje mes kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Basha, por për aq kohë sa ajo bëhet në kuadër të stabilitetit.

Basha foli gjithashtu dhe për zgjedhjet e 2017, ku theksoi se ishte i bindur që opozita do i fitonte zgjedhjet. Por, sipas tij, problemi është tek kreu i PD, Lulzim Basha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Meta tha se Basha i futi qytetarët për të larguar Ramën dhe kur doli nga çadra deklaronte se kishte problem me LSI dhe PDIU.

A ka një marrëveshje Rama-Basha?

Inshallah ka, ta bëjnë marrëveshjen kur të duan. Qoftë se ka marrëveshje për destabilitet kjo është tjetër gjë, nëse bëjnë marrëveshje për stabilitet ta bëjnë me kënaqësi. Pra, Presidenti nuk mund të marrë përsipër kur të tjerat nuk punojnë me integritetin e presidentit. Presidenti punon në bazë të kushtetutës jo të “Facebook”.

Ju besoni që opozita e mundte në zgjedhjet lokale Ramën?

Unë kam qenë shumë i bindur për këtë gjë. Problemi nuk ishte se ai vodhi se që do vidhte ajo dihej. Problemi ishte se kryetari i PD i futi në çadër për të hequr Edi Ramën dhe pas çadre doli që e kishte problemin me LSI dhe PDIU dhe kjo demoralizoi elektoratin opozitar./ Opinion

ME TE LEXUARAT